Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
GJKKO liron Jamarbër Malltezin nga arresti shtëpiak/ Avokati dorëzon garancinë në SPAK
Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar këtë të martë në SPAK vërtetimin për llogari të Gjykatës së Posaçme të shumës së garancisë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Tashmë pritet që prokurorët e çështjes të bëjnë urdhrin e ekzekutimit. Një ditë më parë, GJKKO vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të dhëndrit të Sali Berishës kundrejt garancisë prej 3 milionë lekësh. Lirimi i tij vjen 20 muaj qëndrimi në arrest shtëpiak. Ai u arrestua në 21 tetor të vitit 2023 në Aeroportin Nënë Tereza, në kuadër të hetimeve për aferën Partizani. Një muaj më pas, gjyqtarja e Apelit të...