Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të PSD-së në Shkodër
👁13899
Altin Dumani në Shkodër SHKODËR- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 6 urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës. Mësohet se kontrollet po ushtrohen në disa shtabe elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi në kryeqendrën e Veriut. Lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shkodër, gazetarja Klodiana Lala zbuloi më shumë detaje duke bërë me dije se janë sekuestruar disa aparatë celularë. Po ashtu, janë kontrolluar edhe disa makina, por ende nuk dihet se kujt i përkasin. Sipas të dhënave nga terreni, një prej të personave...