GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

Anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në GJKKO për masat e sigurisë. Mes tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të cilët janë nën hetim edhe për dosjen “Plumbi i Artë”. Siç raportohet, janë konfirmuar masat e sigurisë “arrest me burg” ndaj pesë personave, ndërsa është liruar shtetasi Ilir Lloshi, pasi rezulton se është vënë në pranga gabimisht. Kjo pasi ai kishte gjeneralitete dhe vendbanim të ngjashëm me një tjetër person të dyshuar si pjesë e grupit kriminal. SPAK njoftoi dje, 26 korrik, se si...