GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe avokatët: Akt i paprecedent, cenohen liritë themelore
Nga Blerina Cene Ndalohet celulari, ndalohet hyrja pa akreditim, ndalohet kamera. Këto janë vetëm disa nga kufizimet që Gjykata e Posaçme ka ndërmarrë përmes rregullores së re, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për transparencën mediatike. “Publiku ka interes për çfarë ndodh në sallat e gjyqit, veçanërisht për individë që akuzohen për afera korrupsioni dhe duhet të mësojnë se cili është fati i përballjes së tyre me drejtësinë. Media duhet të jetë aty, sepse media nuk është aty për lëmoshë. Është pushteti i tretë, gjyqësori është pushteti i dytë”, tha Mentor Kikia, gazetar. Në një kohë kur nga drejtësia e reformuar pritet të hidhet më shumë dritë mbi seancat vendimtare, Gjykata e Posaçme po bën hapa pas në mënyrë arbitrare. “Kam ndjekur gjyqet e famshme...
Burimi:
vizionplus.tv