GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Kërkesa ishte bërë nga SPAK, por nuk ka detaje zyrtare se për cilën çështje hetimore bëhet fjalë apo për shkakun e masës shtrënguese. Paraprakisht për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror. Kontrollet vijnë si rezultat i hetimeve të dosjes së AKSHI-t, teksa mësohet se aktualisht Hyseni ndodhet jashtë vendit, në Baku të Azerbajxhanit.