Gjithçka që fshihet brenda piramidave të lashta Maja!

Gjithçka që fshihet brenda piramidave të lashta Maja!

Fiset e lashta Maja ndërtuan qindra piramida në të gjithë Mesoamerikën, rreth vitit 1000 para Krishtit deri në vitin 1500 pas Krishtit, duke vendosur një shumëllojshmëri objektesh brenda tyre. Por çfarë vendosën saktësisht brenda tyre? Rezulton se, si piramidat e Egjiptit të lashtë, ato të ndërtuara nga fisi maja përmbanin thesare dhe varre të të pasurish. Por ato gjithashtu shpesh përmbanin diçka më të çuditshme, piramida më të vogla brenda atyre më të mëdha. Për shembull, piramida e “El Castillo”, në vendin e Chichen Itza në Gadishullin Jukatan, përmban një piramidë brenda një piramide e kështu me radhë. “Banorët e lashtë të Gadishullit Jukatan, kur arritën në një vend të banuar dhe të braktisur më parë, nuk i shkatërruan strukturat e vjetra,”-tha për ‘Live Science’...