Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjirokastra i jep lamtumirën e fundit mitropolitit Imzot Dhimitrit (FOTO)
Kreu i kishës ortodokse të Gjirokastrës, Imzot Dhimitri u përcoll me nderime në banesën e fundit. Ceremonia u drejtua nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, i shoqëruar nga klerikë të ardhur nga mitropoli të ndryshme të vendit dhe nga jashtë kufijve, përfshirë Greqinë dhe Malin e Zi. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Imzot Joani, solli në vëmendje jetën dhe veprën e Hirësisë së Tij, që për 19 vite udhëhoqi Mitropolinë e Gjirokastrës. Në fjalimin e tij, Fortlumturia tij Joani foli me përulësi për rrugëtimin shpirtëror të Mitropolitit Dhimitri, për sakrificat, përkushtimin dhe rolin...