Gjirokastër/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje

Gjirokastër/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje

Sot rreth orës 18:22, është marrë një njoftim për zjarr në një transformator elektrik në fshatin Kakoz. Në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me tre efektivë. Gjatë rrugës, ekipi ka konstatuar një tjetër zjarr në fshatin Valarë, në zonën e quajtur “Stallat”, pranë një kabine elektrike. Në përgjigje të situatës, është dërguar edhe një automjet i dytë zjarrfikës me tre efektivë. Të dy vatrat e zjarrit janë neutralizuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale ose rrezik për banorët. Po verifikohen shkaqet e zjarrit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv