Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjirokastër, policia i gjen thikë në makinë 19-vjeçarit
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.