Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh
Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Long Wait”. Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy shtetas, L. A., 20 vjeç, dhe L. B., 20 vjeç, të dy banues në Bulqizë. Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e njohur si “Uji i Ftohtë”, ndërsa transportonin me një automjet tip Volkswagen katër emigrantë, kundrejt fitimit. Sipas njoftimit zyrtar të DVP Gjirokastër, emigrantiët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë. Të dyshuarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, gjë që çoi në ndërhyrjen e...
Burimi:
javanews.al