Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjimshiti zbarkon i pari për testet tek Atalanta, Klevis Bozhanaj firmos me Karrarezen
Adriatik BALLA Futbollistët e përfaqësueses, pjesa dërrmuese, janë kthyer pranë skuadrave të tyre pas pushimeve verore dhe po nisin përgatitjet për sezonin e ri. Natyrisht ka ende shumë lojtarë që nuk e kanë marrë vendin se ku do të luajnë sezonin e ri, duke shqyrtuar ofertat dhe duke pritur për alternativën më të mirë. Por pjesa e titullarëve të rëndësishëm të përfaqësueses janë me kontrata dhe pjesë e grupeve titullare të klubeve të tyre, ndaj kanë nisur punë pa humbur kohë. I tillë është kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, i cili është pjesë e Atalantës, kurse të rinj të tjerë shqiptarë...