Gjimshiti lë kombëtaren, Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

Gjimshiti lë kombëtaren, Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

8 Qershor 2025 12:52 Telesport Lajm i keq për kombëtaren. Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në Air Albania, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër. Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar. “Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha braziliani për mediat.
Burimi: Telesport.al