Gjimnazistët marrin me gurë shefin e Komisariatit në Korçë, ia mbath vrapit
Vijon të jetë problematike situata në Korçë, ku gjimnazistët nuk e kanë kursyer as shefin e Komisariatit të Korçës, teksa e kanë gjuajtur me gurë. Këtij të fundit i kanë ardhur ‘surprizë’ gurët nga të rinjtë, të cilët janë hakmarrë për bashkëmoshatarët e arrestuar me dhunë nga ana e Policisë së qytetit juglindor. Nga pamjet e siguruara nga korrespondentët në qyettin juglindor, gjimnazistët më herët treguan dhunën e ushtruar nga policët e maskuar civilë, të cilët kanë gjakosur të rinjtë që kanë dalë të ushtrojnë një të drejtë demokratike të tyre. Skenat e dhunshme të Polcisë së Korçës janë shoqëruar me zemëratë dhe nga ana e të rinjve, të cilët kanë thyer reklamat e vendosura në rrugë, sikurse dhe tabelat, ku në disa vende u...
Burimi:
syri.net