Gjesti i rrallë i presidentit Fatos Troplini për Elion Sotën, shembulli që vjen nga Superiorja
Xhevdet Zekaj Futbolli bashkon, rivaliteti mbetet në fushë! Në korridorin e “Arena Egnatia”, pas ndeshjes Egnatia–Teuta, më afrohet presidenti i Teutës, Fatos Troplini, me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe më thotë: “Duhet të shkojmë deri te sportistët e Egnatias për të takuar Elion Sotën. Dua t’i uroj shërim nga afër!” Një fjali e thjeshtë, por me shumë kuptim. Së bashku u nisëm për ta takuar Sotën, por drejtori Klejdi Zenelaj na shpjegoi se ai ishte larguar tashmë. Z. Fatos mori informacion të plotë dhe më pas u largua. Ky ishte një gjest human, qytetar dhe institucional, që meriton të vlerësohet, si nga presidenti Troplini, drejtuesit e Teutës dhe, në veçanti, trajneri Braja dhe lojtarët e Teutës, të cilët ishin të trishtuar, ashtu edhe nga kultura...
Burimi:
sportekspres.com