Gjermanisë i duhen punëtorë ndërtimi, por qeveria e re përgjysmon kuotat për Ballkanin Perëndimor

Gjermanisë i duhen punëtorë ndërtimi, por qeveria e re përgjysmon kuotat për Ballkanin Perëndimor

Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontingjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi, për ta përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”. Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet...
Burimi: Javanews.al