Gjermania vendos: Misioni i Ushtrisë gjermane në Kosovë vazhdon edhe për 12 muaj

Gjermania vendos: Misioni i Ushtrisë gjermane në Kosovë vazhdon edhe për 12 muaj

Bundestagu në Berlin miratoi të enjten, më 26 qershor, zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it në kuadër të misionit KFOR në Kosovë për një vit tjetër. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe 2 abstenime, Gjermania do të mbajë deri në 400 ushtarë në terren për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.Deputeti konservator Johannes Volkmann theksoi nevojën për një qasje më të guximshme ndaj Kosovës, duke kërkuar njohjen e plotë të vendit nga BE dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ndërsa nga e djathta ekstreme u kundërshtua misioni, duke u shprehur se paratë do të duhej të shkonin për ndihmë humanitare në vende si Jemeni apo Sudani. Po ashtu, deputetja e së majtës Gökay Akbulut e përshkroi misionin si një “zgjidhje të...