Gjermania kundër lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë/ Berlini po përgatit masa të reja
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të lejuar përkohësisht disa transaksione me naftë ruse nuk e ndryshon qëndrimin e Gjermanisë ndaj Moskës. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, tha se Berlini po bashkëpunon me partnerët europianë për përgatitjen e masave të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë. Reagimi i Berlinit vjen pas telefonatës mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Pas bisedës, Trump njoftoi një marrëveshje për furnizimin e tregjeve me naftë ruse. Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar një përjashtim të përkohshëm nga disa sanksione për naftën ruse, i cili, sipas njoftimeve, do të jetë në fuqi deri më 7 prill 2027. Lehtësimi amerikan nuk i heq kufizimet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar ndaj naftës dhe karburanteve ruse....
Burimi:
ntv.al