Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjermania kërkon punëtorë ndërtimi: Duam forca pune nga Ballkani Perëndimor!
👁6741
Marrëveshja e koalicionit CDU/CSU dhe SPD që synon të qeverisë Gjermaninë për të përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është kritikuar ashpër nga industria vendase e ndërtimit, e cila dhe kështu, ankohet se ka mangësi të mëdha në këtë drejtim. Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha për gazetat “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit . Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja...