Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Gjermania e Suedia kualifikohen në Grupin C, Asllani sërish gjën golin
Euro 2025 në futbollin për femra luajti sot dy ndeshjet e Grupit C të raundit të dytë kualifikues. Në orën 18:00 në Bazel përballja Gjermani-Danimarkë prodhoi shifrat 2-1 për gjermanet të cilat përmbysën danezët në fillim të pjesës së dytë për 2-1 final. Ndërkohë në orën 21:00 në Lucernë çifti tjetër Poloni-Suedi ishte pa shumë histori. Suedezet fituan thellë 0-3 duke marrë zyrtarisht biletën e kualifikimit. Golin e dytë për nordiket e shënoi Kosovare Asllani. Kështu me vetëm dy raunde të luajtura, në Grupin C, janë dhënë verdiktet. Suedia dhe Gjermani me nga gjashtë pikë janë zyrtarisht të kualifikuara. Euro...