Gjermani/ Dy të plagosur pas shpërthimit në stacionin hekurudhor në Augsburg

Gjermani/ Dy të plagosur pas shpërthimit në stacionin hekurudhor në Augsburg

Një objekt i panjohur ka shpërthyer sot në stacionin qendror të trenit në Augsburg, në jug të Gjermanisë. Nga shpërthimi, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, njoftoi policia. Sipas policisë së landit të Bavarisë, shpërthimi ndodhi në një korridor të një godine. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bllokuar rrugët përreth stacionit hekurudhor. Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në zonë, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi objektin që shkaktoi shpërthimin. Augsburgu ndodhet rreth 55 kilometra nga Mynihu.