Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

Prokuroria Federale gjermane dyshon se shtetasi ukrainas bashkëpunonte me shërbimin sekret rus që prej korrikut 2025, duke siguruar informacione për prodhimin e armatimeve dhe objektet e mbrojtjes. Autoritetet gjermane kanë arrestuar një shtetas ukrainas, i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë. Arrestimi u krye në landin e Brandenburgut, rreth 85 kilometra në perëndim të Berlinit, bëri të ditur Prokuroria Federale e Gjermanisë. Sipas deklaratës së prokurorëve, të publikuar të enjten, i dyshuari dyshohet se kishte qenë në kontakt me shërbimin sekret rus përmes një ndërmjetësi, të paktën që prej korrikut të vitit 2025. Hetuesit dyshojnë se ai kishte mbledhur informacione me karakter ushtarak, përfshirë të dhëna mbi prodhimin e mjeteve të blinduara, municioneve dhe lëndëve plasëse. Gjithashtu, ai dyshohet se kishte siguruar informacione për...