Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjenocidi grek! Përkujtohet në Kllogjer me dëshmi për masakrimin dhe eksodin e çamëve
Në Kllogjer të Sarandës, një nga territoret më të dhimbshme të kujtesës historike shqiptare, u zhvillua ceremonia përkujtimore në 81-vjetorin e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Në këtë vendndalim simbolik të eksodit biblik të vitit 1944, dhjetëra qytetarë çamë, studiues dhe përfaqësues të komunitetit u mblodhën për të nderuar viktimat dhe për të ripohuar kërkesën për drejtësi dhe njohje ndërkombëtare të kësaj tragjedie historike. Sipas burimeve dokumentare të publikuara nga institucionet shqiptare dhe burime akademike ndërkombëtare, rreth 28,000 shqiptarë myslimanë u dëbuan nga Çamëria në vitin 1944 nga forcat e gjeneralit grek Napoleon Zerva, ndërsa 2,771 civilë u vranë pa...