Gjenerata Z i kthen shpinën alkoolit, industria humbet 830 miliardë dollarë në katër vjet

Gjenerata Z i kthen shpinën alkoolit, industria humbet 830 miliardë dollarë në katër vjet

Industria globale e alkoolit po përballet me një ndryshim të madh në zakonet e konsumatorëve, ndërsa Gjenerata Z po tregon gjithnjë e më pak interes për pijet alkoolike. Sipas të dhënave të “Bloomberg”, të cilat ndjekin rreth 50 nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të birrës, verës dhe pijeve alkoolike, vlera e tregut të këtyre kompanive ka rënë me rreth 830 miliardë dollarë gjatë katër viteve të fundit. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 46% krahasuar me kulmin e qershorit 2021. Rënia nuk nënkupton se industria ka humbur drejtpërdrejt 830 miliardë dollarë në të ardhura, por se vlera e kompanive të listuara në bursë është tkurrur në këtë përmasë. Një nga faktorët që po ndryshon tregun është Gjenerata Z, e cila po tregon më...