Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë sot rreth orës 18:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Telegrafin se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova.
Burimi: Javanews.al