Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur

Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur

Një 28-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete në fshatin Cakran të Fierit, pasi dyshohet se është vetëvarur. Trupi është gjetur nga familjarët e viktimës në banesën e tij. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv