Gjendet një kufomë në anë të rrugës në Kolonjë, ja dyshimet e para

Gjendet një kufomë në anë të rrugës në Kolonjë, ja dyshimet e para

Një trup i pajetë në gjendje të dekompozuar është gjetur këtë të hënë në anë të rrugës në Fshatin Shtikë, të Kolonjës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se viktima është mashkull, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. Kolonjë/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Burimi: Syri.net