Gjendet i pajetë 70-vjeçari në lumin Buna! Një tjetër i moshuar identifikohet pa shenja jete në lumin Shkumbin

Gjendet i pajetë 70-vjeçari në lumin Buna! Një tjetër i moshuar identifikohet pa shenja jete në lumin Shkumbin

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Trupi i pajetë i Spiro Gjokës, banues në Tiranë, u gjet rreth orës 14:30 në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen. Pak më herët, trupi i pajetë i një tjetër të moshuari, u gjet në ujërat e lumit Shkumbin në Elbasan. Identiteti i i tij ende nuk është zbuluar. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv