Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë

Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e djeshme në Mat, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Matit, ka qenë babai i të riut, shtetasi R. D., i cili është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe ka kallëzuar se djali i tij, me iniciale po ashtu R. D., nuk ishte kthyer në banesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i 23-vjeçarit është gjetur pranë liqenit të Shkopetit. Dyshohet se i riu ka humbur...
Burimi: Javanews.al