Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike
Mijëra rrënjë kanabisi është gjetur në disa zona në qarkun e Shkodrës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. -Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për: -inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;-kryeplakun e...