Burimi:
Sot.com.al

Gjenden dy kallashnikov në një shtëpi të pabanuar në Gjirokastër, ende nuk është identifikuar autori
👁12459
Janë gjetur 2 kallashnikov në një shtëpi të pabanuar në fshatin Bodrishtë në Dropull. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim. Nuk është identifikuar ende autori, por dyshohet se është një person që nuk është banor i fshatit. Grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.