Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjenden 77 bimë kanabisi në Mallakastër, arrestohet 58-vjeçari
Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58...