Gjenden 3 armë zjarri të mbuluara nga balta në Maliq

Gjenden 3 armë zjarri të mbuluara nga balta në Maliq

Policia e Maliqit pas një njoftimi se në zonën e pompave në fushën e Maliqit ishin konstatuar disa armë zjarri, ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur largimin e tyre. Sipas burimeve policore armët janë pikasur rastësisht nga një kalimtar dhe në momentin e nxjerrjes nga ekspertët e fushës ishin të mbuluara nga balta. Armët menjëherë janë dërguar për ekspertizë për të parë nëse mund të gjenden shenja gishtash në to dhe nëse mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Do jetë policia shkencore ajo e cila do të japë një përgjigje përfundimtare në lidhje me armët automatike...

Burimi: Syri.net