Gjashtë vite burg për ‘turistin e krimit’ shqiptar, kreu 9 grabitje në Austri

Gjashtë vite burg për ‘turistin e krimit’ shqiptar, kreu 9 grabitje në Austri

Nga Krone.al Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin grabitur nga një 46-vjeçar shqiptar, i dënuar më parë për vepra të ngjashme. Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës në Austri, ku u përball me akuzat për një seri vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, shqiptari kishte krijuar një ‘gjurmë shkatërrimi’ në Vorarlberg, duke hyrë me forcë në nëntë banesa. Vlera e sendeve dhe parave të grabitura arrin të paktën në 14 mijë euro. Por dëmi total është shumë më i madh. Përveç parave dhe sendeve të vjedhura, familjet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale nga dyert e thyera dhe xhamat e dëmtuar. Hetuesit kanë...