Gjakovë/ Të enjten promovohet libri i ri i Donika Dabishevcit “Grue prej zjermi”

Gjakovë/ Të enjten promovohet libri i ri i Donika Dabishevcit “Grue prej zjermi”

Në organizim të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, të enjten, më 3 shtator, në Gjakovë do të promovohet libri i fundit me poezi i poetes dhe studiueses, “Grue prej zjermi”. Promovimi do të mbahet në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” duke filluar nga ora 19:00. Për librin do të flasin studiuesit Migena Arllati dhe Vilson Culaj, ndërsa eventi do të moderohet nga gazetari Blerim Valla. “Grue prej zjermi“ e vendos dashninë në qendër të ligjërimit poetik, duke e konceptuar si përvojën më të thellë të qenies njerëzore dhe si hapësirën ku njeriu përballet me vetveten, me tjetrin dhe me kuptimin e ekzistencës.Në këtë univers poetik, gruaja shfaqet si bartëse e lirisë, kujtesës, rebelimit dhe qëndresës shpirtërore, ndërsa poezia shndërrohet në një meditim mbi identitetin, kohën dhe etjen njerëzore për...