Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Giro d’Italia në Shqipëri: Një moment historik u shndërrua në fasadë politike
👁16271
Nga Jerina Luka/ Më 9 maj 2025, Shqipëria për herë të parë në historinë e saj organizoi një nga ngjarjet më prestigjioze të çiklizmit botëror: Giro d’Italia, një garë mbi 100-vjeçare që deri më sot nuk kishte nisur kurrë jashtë Italisë. Starti nga Durrësi dhe i gjithë itinerari 3-ditor ishte një moment krenarie për vendin, një shans për ta vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes së sportit ndërkombëtar dhe një mundësi për promovimin e turizmit. Por, pas këtij imazhi festiv, ngjarja u shoqërua me një sërëproblematikash ku sipas raportimeve në media, mijëra qytetarë shqiptarë përjetuan ditë kaosi, bllokimesh dhe nervozizmi. Qytetarët, bizneset, transporti publik, ambulancat, madje edhe procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore nga KQZ, u përballën...