Shqipëria luan me fanellën e zezë kundër Anglisë në Wembley, zbulohet arsyeja

Shqipëria luan me fanellën e zezë kundër Anglisë në Wembley, zbulohet arsyeja

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Wembley” për të luajtur ndeshjen e parë të kualifikuesve për Botërorin 2026.
Ndeshja Shqipëri-Angli do të nisë në orën 20:45, dhe për këtë përballje, Kombëtarja shqiptare do të luajë me fanellën me ngjyrë të zezë. Ky vendim për uniformën e tretë ka ardhur për shkak se Anglia luan zakonisht me fanellën e bardhë në shtëpi, dhe Shqipëria, që ka të bardhë si uniformën e dytë, do të duhet të përdorë ngjyrën e zezë për të shmangur ngatërrimin e ngjyrave.
Këtë e ka konfirmuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në Instagram. Kjo uniformë ka treguar fat të mirë për Shqipërinë në të kaluarën. Me këtë ngjyrë  kuqezinjtë e trajnerit De Biasi arritën të siguroni kualifikimin për herë të parë në Europian, pas fitores 1-3 ndaj Armenisë, ndërsa bën një paraqitje të mira në barazimin 1-1 me Kroacinë.
Burimi