
Pas daljes nga “Big Brother”, Eglit i ndodh e papritura
Mbrëmjen e djeshme, Egli Tako, ndërpreu rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip Albania”. Pak para se të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Egli kishte 192 mijë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, e menjëherë pas kësaj i janë rritur edhe numri i ndjekësve.
Egli nga nata e mbrëmshme, numëron 203 mijë ndjekës. Kujtojmë që Egli mbrëmë vonë doli me një njoftim, ku mes të tjerash tha se bazuar në gjendjen e saj të vështirë emocionale, ka më së shumti nevojë për përqafimet e familjarëve dhe miqve të saj.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht e di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi”, ka shkruar ajo pas daljes.