![Nëse doni të hiqni rrudhat përdorni këtë përbërës kuzhine](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/nese-doni-te-hiqni-rrudhat-perdorni-kete-perberes-kuzhine_66c4be02f0478.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Nëse doni të hiqni rrudhat përdorni këtë përbërës kuzhine
Nëse ju mundojnë problemet me lëkurën, si p.sh. sukrepi, inflamacioni, aknet dhe poret e zgjeruara, uthulla e mollës është zgjidhje ideale.
Uthulla e mollës mund ta përmirësojë vlerën e pH-së së lëkurës tuaj, duke parandaluar paraqitjen e puçrrave dhe mbylljen e poreve, duke bërë që lëkura juaj as të mos thahet, e as të ketë tepër yndyrë.
Uthulla e mollës do ta përmirësojë ngjyrën dhe gjendjen e lëkurës. Mund ta nxisë qarkullimin e gjakut në kapilarët e vegjël, që janë përgjegjës për rrjedhën e materieve ushqyese në lëkurë.
Do të mënjanojë bakteret e dëmshme dhe qelizat e vdekura të lëkurës.
Përmbajtja e sulfurit do ta reduktojë dukshmërinë e rrudhave dhe njollave të plakjes.
Gjithashtu do të ndihmojë në mënjanimin e shtresave dhjamore në sipërfaqe të lëkurës dhe ta reduktojë dukshëm qërimin e saj.
Si ta përdorni: si toner natyror. Përzieni një të tretën e uthullës së mollës me dy të tretat ujë dhe tundeni mirë.
Vendoseni në fytyrën e pastër me një copë pambuku, e pasi që të thahet lëkura vendoseni kremin e rëndomtë hidratues.
Burimi