Kupa e Botës 2026, në SHBA nuk humbasin kohë, Trump krijon grup pune

Kupa e Botës 2026, në SHBA nuk humbasin kohë, Trump krijon grup pune

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt do të nisin përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës 2026. Presidenti amerikan, Donald Trump nuk dëshiron të humbasë kohë dhe kështu ka krijuar një grup pune.

Kjo task forcë do të jetë nën drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe u krijua për mbarëvajtjen e duhur të kompeticionit. Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e Botës, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Pavarësisht marrëdhënieve jo të mira me fqinjët, Trump shpreson se ky turne do argëtojë njerëzit.

“Do të jetë një event i madh, mendoj unë! Të gjithë e njohin Gianni Infantinon. Është një lloj mbreti i futbollit, në njëfarë mënyre mendoj unë! Dhe ai na ndihmoi që këtë event ta organizonim ne! Dhe ne do të bëjmë një punë fantastike, e që tifozët të ndihen si në shtëpi! Hera e parë që organizohet në këtë pjesë të botës dhe është nder! Tensionet me Kanadanë e Meksikën? Janë gjë e mirë, do ta bëjë këtë më emocionuese”, tha Trump.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente