Giacomo Meyerbeer dhe epoka e artë e operës së madhe
Në historinë e operës ka kompozitorë që ndërtojnë një gjuhë të re muzikore dhe të tjerë që dinë të bashkojnë gjuhët ekzistuese në një spektakël të vetëm. Giacomo Meyerbeer i përkiste kësaj të dytës. Ai mori traditën orkestrale gjermane, elegancën vokale italiane dhe madhështinë skenike të Parisit dhe i shkriu në një formë që do të përcaktonte për dekada fytyrën e grand opéra-s. Meyerbeer lindi më 5 shtator 1791 në Tasdorf, pranë Berlinit, në një familje të pasur hebraike. Emri i tij i lindjes ishte Jakob Liebmann Beer, ndërsa më vonë do të merrte emrin Giacomo Meyerbeer, një emër që do ta shoqëronte në udhëtimin e tij artistik nga Gjermania drejt Italisë dhe, më pas, Parisit. Që në fëmijëri, muzika u shfaq si një talent...
Burimi:
kultplus.com