“Gëzuar”/ Vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova i jep fund beqarisë, kush është fatlumi që i “rrëmbeu” zemrën

“Gëzuar”/ Vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova i jep fund beqarisë, kush është fatlumi që i “rrëmbeu” zemrën

Ditën e sotme, vajza e ish-presidentit Rugova, Teuta Rugova, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Agron Gjeloshin. Ishte dizajnerja Blerina Kllokoqki-Rugova, ajo e cila ndau pamje nga ceremonia e kurorëzimit. “Gëzuar”, shkroi krahas postimit. Martesa e Teutës dhe Agronit ka mbledhur rreth vetes miq të ngushtë dhe familjarë, në një atmosferë të ngrohtë dhe intime, që respektoi figurën dhe trashëgiminë e presidentit Rugova, duke mbajtur ceremoninë në ambientet e shtëpisë së tij. Ky kurorëzim përmbyll një kapitull dashurie mes dy familjeve me ndikim dhe kontribut të njohur në historinë dhe shoqërinë kosovare.