Getoar Selimi flet për përplasjet mes reperëve: “Sot ka shumë injorantë të famshëm që bëjnë edhe lek nga kjo punë”

Getoar Selimi flet për përplasjet mes reperëve: “Sot ka shumë injorantë të famshëm që bëjnë edhe lek nga kjo punë”

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, reperi i njohur Getoar Selimi ka komentuar situatën e sotme në botën e muzikës, veçanërisht përplasjet dhe konfliktet mes artistëve të zhanrit rap. Duke ruajtur gjithmonë një profil të kujdesshëm publik, Getoari tha se është përpjekur të mos përfshihet në përplasje që do të dëmtonin imazhin e tij: “Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë.” Ai theksoi se përplasjet kanë qenë gjithmonë të pranishme në botën e repit, por me ndryshimin e kohërave,...