Geoffrey Hinton paralajmëron: AI mund të zhdukë njerëzimin, kërkohen rregulla më të forta
Shkencëtari Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale (AI), ka përsëritur paralajmërimet për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i pakontrolluar i kësaj teknologjie, duke kërkuar mbikëqyrje më të rreptë dhe rregulla të detyrueshme për sistemet gjithnjë e më të fuqishme. Në një intervistë të publikuar më 13 tetor nga gazeta britanike “The Guardian”, Hinton ka vlerësuar se ekziston një mundësi prej 10 deri në 20 për qind që inteligjenca artificiale të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit. Ai ka sqaruar se kjo shifër përfaqëson vlerësimin e tij personal për një rrezik të pasigurt, dhe jo rezultat të një modeli të saktë shkencor. Sipas tij, shoqëritë kanë pak kohë për t’u përgatitur për një të ardhme në të cilën sistemet e inteligjencës artificiale mund të zhvillojnë...
Burimi:
kultplus.com