“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi
Tirana ofron alternativa të shumta turistike edhe gjatë ditëve me shi. Nga muzetë dhe hapësirat kulturore te Pazari i Ri dhe lokalet e Bllokut, kryeqyteti shqiptar mund të eksplorohet përmes një sërë aktivitetesh në ambiente të mbyllura, që ndërthurin historinë, kulturën dhe gastronominë, shkruan Florent Delbos në një artikull të botuar në median franceze “Generation Voyage”. Tirana përballet mesatarisht me rreth 120 ditë me reshje shiu në vit, me një intensitet më të lartë gjatë pranverës dhe vjeshtës. Qyteti ofron një numër të konsiderueshëm institucionesh kulturore dhe muzeale, të cilat ndodhen në ambiente të mbyllura dhe pasqyrojnë periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Për këtë arsye, një ditë me shi në Tiranë mund të shfrytëzohet për të zhvilluar një program të pasur kulturor dhe...
Burimi:
javanews.al