Gen Z shqiptarë rrinë online, por 55+ vjeçarët blejnë më shumë
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojnë më shumë muzikë në internet dhe të konsumojnë shumë më tepër filma e seriale, por kur vjen puna te pagesa për disa produkte kulturore, panorama ndryshon. Të dhënat më të fundit të INSTAT për kulturën tregojnë se, mes personave që përdorin internetin, grupmosha 55-74 vjeç regjistron përqindje më të larta se të rinjtë në disa kategori të blerjeve online, përfshirë biletat për aktivitete kulturore, librat, gazetat dhe revistat. Në vitin 2025, 48,2% e përdoruesve të internetit të grupmoshës 55-74 vjeç rezultojnë se kanë blerë online bileta për aktivitete kulturore apo të tjera, si kinema, koncerte dhe panaire. Te grupmosha 16-24 vjeç, kjo përqindje është 39,7%, ndërsa te 25-54-vjeçarët 34,3%. Diferenca bëhet edhe më e...
Burimi:
syri.net