Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen 36 vite pas, vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës. Edi Rama mori përsipër përgjegjësinë për dhunën policore ndaj studentëve dhe të rinjve, ndërsa paralajmëroi se do t’ia nxjerrë sytë kujtdo që proteston. Do t’ia mbyllë gojën kujtdo. Do ta burgosë këdo. Do ta gjobisë këdo. Ky që patë sot është Edi Rama i vërtetë: një diktator hajdut, i gatshëm t’i bëjë vendit të keqen më të madhe për të mbajtur karrigen e tij. Sot patë një Edi Ramë më të dobët se kurrë, që përballet me protestat e studentëve dhe sheh tek ato një sfidë të drejtpërdrejtë...
Burimi:
kohajone.com