Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi këtë fundjavë Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e punës dhe për të garantuar ofrimin e një shërbimi sa më efikas për udhëtarët. Gjatë vizitës, ai u takua me punonjësit e Administratës Doganore në terren, duke vlerësuar angazhimin e tyre dhe duke theksuar rëndësinë e një shërbimi të shpejtë, profesional dhe me integritet në këto ditë me fluks të lartë, ku mbi 15 mijë udhëtarë hyjnë çdo ditë përmes këtyre pikave kufitare. Sipas njoftimit të Doganës Shqiptare, thuhet se mesazhi ishte i...
Burimi: Sot.com.al