Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gazetarja zvicerane e sportit ndez debat: Koleget italiane provokuese në stadium, vulgare jo profesioniste
Prezantuesja e njohur e Ligës së Kampionëve në Zvicër, Valentina Maceri, ka shkaktuar debat pas kritikave të saj ndaj disa gazetareve sportive italiane për mënyrën si paraqiten në ekran. Maceri, e cila punon për transmetuesin zviceran Blue, ka vënë në shënjestër disa emra të njohur të DAZN Italy, përfshirë Diletta Leotta (bashkëshortja e portierit Loris Karius), Giusy Meloni, Marialuisa Jacobelli dhe Eleonora Incardoni. Sipas saj, stili i tyre i veshjes është shpesh “i ekzagjeruar dhe vulgar”. Komentet e saj vijnë pas publikimit të librit të saj më të ri, me titullin provokues: “F* Female Empowerment: Gabimi i Madh i Feminizmit...