Gazetarja shtyhet në tokë nga oficeri i sigurisë në Bullgari, kërkohen dorëheqje në nivelet e larta
Gazetarja bullgare Sonya Koltuklieva është shtruar në spital pas një incidenti me një oficer të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes (NSO), i cili e shtyu dhe e rrëzoi në trotuar jashtë selisë së partisë “Bullgaria Progresive” në Sofje. Ngjarja ka shkaktuar reagime politike dhe thirrje për dorëheqjen e kryetares së Parlamentit, Mihaela Dotsova, dhe drejtuesit të NSO-së, Emil Tonev. Koltuklieva po merr trajtim mjekësor për dhimbje të forta në shpatull, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët po kryejnë ekzaminime të tjera për të përcaktuar nëse ka pësuar dëmtime të brendshme. Incidenti ndodhi të enjten, kur gazetarja po përpiqej t’i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, Mihaela Dotsova, lidhur me seancat parlamentare për një falje presidenciale të kontestuar. Pamjet e publikuara në internet tregojnë Koltuklievën...
Burimi:
ntv.al