Gazeta gjermane Taz sjell një bisedë me Visar Morinën për “Shame and Money”

Gazeta gjermane Taz sjell një bisedë me Visar Morinën për “Shame and Money”

Gazeta e përditshme gjermane Taz (die tageszeitung), një nga gazetat e njohura të pavarura në Gjermani, e ka vënë në qendër të një interviste regjisorin kosovar Visar Morina, duke u ndalur te filmi i tij i ri “Shame and Money”, por edhe te çështje më të gjera që lidhen me ekonominë, klasën, solidaritetin dhe shoqërinë. Në intervistën e zhvilluar nga gazetari Thomas Abeltshauser, Morina flet për një film që e vendos një familje kosovare përballë një realiteti ku puna e palodhur nuk mjafton më për të garantuar sigurinë. Shabani dhe Hatixheja përballen me rritjen e qirave, punësimin e pasigurt dhe borxhet, ndërsa presioni ekonomik nis të depërtojë edhe në marrëdhëniet familjare. Për Morinën, kjo nuk është vetëm një histori mbi varfërinë. Është një histori mbi...